Healthy Walk

Audio dokumentari :

HEALTHY WALK (English below)

Ecjet janë e kundërta e ndaljes. Kur ecim, gjithçka qarkullon më mirë dhe më shëndetshëm, dhe kthehet nga moçali në Lumë Stanishori. Por gjatë ecjes, mund të përjetojmë edhe monotoni, nëse nuk shohim peizazhe të bukura. Në pyll, ne ecim për të parë jetë gjallesash. Ecja bëhet e shëndetshme, vetëm kur kënaqim sytë me pishat e Stanishorit dhe kënaqim veshët me cicërimat e zogjve për komunikimin e tyre të brendshëm, kontrollin e territorit dhe çiftëzimin.

“Healthy walk” integron ecjen në shteg, duke çelur sytë nga natyra me gjelbërim e lisa ngjyrë kafeje dhe me intervenimet e lehta artistike nga Varg e Vi, duke mos e konkurruar dorën e natyrës. Me fotografitë artistike nga fotografi i botës së egër, duke i vendosur mbi lisat e prerë, ne trondisim audiencën se si një prerje druri, ka detyruar shtegtimin e zogjve nga pyllnaja e Stanishorit për një jetë më të mirë, diku tjetër. Një dru, një kasolle për zogj. Një prerje druri, shkakton ikje masive zogjësh. Me audiodokumentarin që dëgjojmë gjatë rrugës, shëtisim në historinë e Stanishorit me stane e kullosa, refuzojmë dhe rezistojmë ndaj pluhurit të bardhë nga gurëthyesit e shumtë që prishin jetë njerëzish, florën dhe faunën. Ky projekt mëton ecje të shëndetshme në pyll, vetëm duke e ruajtur identitetin e pyllit dhe e lufton qethjen e pyllit, ndotjen akustike dhe pluhurin e bardhë të gurëthyesve.

“Healthy walk” është në anën e biodiversitetit, duke e bërë betejën për të krijuar ikona “recycle bin”, për reduktim, ripërdorim dhe riciklim, përmes kreativitetit artistik, dhe duke thirrur për ekoqytetari dhe ekoart. Jemi në anën e Stanishorit të gjelbër, kundër Gllamës së pluhurit të bardhë.

English

Walks are the opposite of stopping. When we walk, everything circulates better and healthier. From being a swamp, Stanishor transforms into a river. But, if we do not see beautiful landscapes while walking we can experience boredom. In the woods, we walk to see living creatures. Walking becomes healthy only when we treat our eyes with the delight of Stanishor pines and treat our ears with the chirping of the birds while they do that for their inner communication, controlling the territory and mating.

“Healthy Walk” integrates trail walking while opening the eyes of nature with greenery, brown trees and the light artistic interventions from Varg e Vi, not competing with the hand of nature. With artistic photography from the wildlife photographer, placing them on the tree cuts, we upset the audience about how a cut in the tree has forced the migration of birds from Stanishor forest for a better life somewhere else.

A tree, a hut for the birds. The cutting of trees causes mass flights of the birds. With the audio documentary that we hear along the way, we walk through the history of Stanishor, with the stalls and pastures, rejecting and resisting the white dust coming from the many quarries that ruin people’s lives, as well as flora and fauna. This project seeks a healthy walk in the woods, only by preserving the forest’s identity and fighting deforestation, acoustic pollution and the white dust of the quarries. “Healthy walk” is on the side of biodiversity, making the battle to create “recycle bin” icons, for reduction, recycling and reusing. We do that through artistic creativity and calling for eco-citizenship and eco-art. We are on the side of green Stanishor against the white dust quarry.

Healthy walk: Varg e Vi – Gjilan July 12, 2020, Stanishor Woods – Artanë
Concept and idea: Avni Shkodra
Wildlife photographies: Arian Mavriqi & Wildlife Albanian Photographers
Installations in the woods: Din Azizi
Photographies of the activity: Migjen Fazliu
Audiodocumentary: Avni Rudaku
Text reading: Rik Hamza
Music composer and audiodocumentary production: THC RECORDS
Work permit: Artana Municipality
Book donor: City library “Fan S. Noli” – Gjilan
Book donor: Enver Maloku

Referencat për audiodokumentar:
Mavriqi, A. (27 shkurt 2020). Fotograf i botës së egër. (A. Rudaku, Intervistues)
Bajrami, A. (30 prill 2020). Peshkatar sportiv. (A. Rudaku, Intervistues)
Berisha, B., Mala, X., Rexhepi, F., & Millaku, F. (2012).
Atlasi i bimëve të Kosovës. Prishtinë: Siprint.
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor – Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës, “Libri i kuq i faunës së Republikës së Kosovës”.
Agjencia Kosovare e Privatizimit
Agjencia e Statistikave të Kosovës
Koha Ditore
Në Fjalor elektronik shqip-shqip. “Stan”. Fjalorshqipshqip.com
Statistikat për Stanishorit. Marrë më 28 prill 2020 nga http://pop-stat.mashke.org/kosovo-ethnic-loc2011.html
Manastiri i Dragancës. Marrë më 28 prill 2020 nga https://www.draganacmonastery.com/historiku/ “

Ky aktivitet implementohet në kuadër të projektit “Healthy Walk”, i cili është përfitues nga projekti “Empower – Engage – Build Ownership”, i financuar nga fondet e Bashkimit Evropian, të menaxhuara nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, mbështetur nga Balkan Green Foundation (BGF) dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), si dhe implementuar nga “Varg e Vi”.

“This activity is implemented within the project “Healthy Walk”, which is a beneficiary of the project “Empower – Engage – Build Ownership”, funded by European Union funds, managed by the European Union Office in Kosovo, supported by the Balkan Green Foundation and Institute for Development Policy (INDEP), and implemented by “Varg e Vi”.