Iniciativat Bashkëkohore Kinematografike

BIOGRAFI E SHKURTËR

Gjergj Xhuvani, regjisori i famshëm shqiptar dhe me përmasa ndërkombëtare, i lindur në vitin 1963 në Tiranë, ka përfunduar artin dramatik në Akademinë e Arteve në Tiranë. Nga asistent regjie arriti të bëhet regjisor i shquar që zhvilloi kinematografinë shqiptare në nivelin e kinematografisë botërore bashkëkohore.

Xhuvani ka debutuar me filmin e tij të parë “Bardhë e zi” në vitin 1991 dhe për publikun e gjerë njihet si regjisor, skenarist, producent dhe aktor. Filmi që ka arritur popullaritetin brenda dhe jashtë vendit, mbetet filmi i realizuar në vitin 2001, “Parullat” dhe së fundi me filmin “Lindje, perëndim, lindje” (2008). Xhuvani ka pasuruar kinematografinë shqiptare me inovacionet e tij, duke u bërë një prej regjisorëve më frymëzues edhe për brezat e rinj.

Xhuvani ka marrë pjesë në shumë festivale të njohura si Festivali i Filmit Ndërkombëtar “Filmfest DC 2003”, Kuala Lumpur Ëorld Film Festival (KLWFF), e shumë të tjerë. Filmat e Xhuvanit mbeten ndër filmat që ka reprezantuar filmin shqiptar edhe për çmime botërore të “Oscar”-it.

Filmat: 
Lindje, perëndim, lindje – (2008), I dashur armik – (2004), Parullat – (2001), Funeral Busines – (1999), Dashuria e fundit – (1995), Një ditë nga një jetë – (1994),E diela e fundit – (1993), Bardhë e zi – (1991)

Si skenarist, Xhuvani ka realizuar këta filma:
I dashur armik – (2004), Parullat – (2001), Funeral Busines – (1999), Dashuria e fundit -(1995), Një ditë nga një jetë – (1994), E diela e fundit – (1993), Bardh e zi – (1991)

Producent:
Funeral Busines – (1999), Një ditë nga një jetë – (1994)

Aktor:
Edhe ne luftuam – (1981) (TV)
Hije që mbeten pas – (1985)