Rezistencë

U hap ekspozita bashkëkohore “Rezistencë”Varg e Vi, 21 janar 2022

Varg e Vi për herë të parë organizoi mbrëmjen e kaluar një edicion të ri në kuadër të Flakës së Janarit, gjegjësisht Penelit të Flakës, të mbështetur përvitshëm nga Komuna e Gjilanitanit, ekspozitën e artit bashkëkohor, me konceptin “Rezistencë”, në bufenë e Teatri i Qytetit – GjilanKurator i ekspozitës ishte Mehmet Behluliluli, artist e pedagog, ndërsa artistët bashkëkohorë pjesëmarrës që morën pjesë ishin: Jakup Ferri nga Prishtina, Bekim Zeqiri nga Mitrovica, Agron B. Blakcori nga Podujeva, Brilant Milazimi nga Gjilani dhe Fidan Bejtullahu nga Suhareka. Një ndihmë e pakursyer erdhi në tërësinë e vet të organizimit të ekspozitës, sidomos nga artisti vizuel Din Azizi Din Azizi i Varg e Vi-së.

Në Gjilan, ishte nder i veçantë të paraqitej me veprat e tij në ekspozitë, artisti Jakup Ferri, pasi po në këtë vit, 2022, do ta përfaqësojë Kosovën në Bienalen e Venedikut, një nga institucionet më të rëndësishme kulturore dhe artistike ndërkombëtare që nga viti 1895, me rreth 500 mijë vizitorë në ekspozitën e artit.Hapjen e bëri kuratori i ekspozitës “Rezistencë”, i cili paraqiti në fillim një elaborim të rezistencës në aspektin teorik, si qëndrueshmërie e trupit ndaj një presioni, shtypjeje dhe më pas kaloi në përvojën personale e kolektive, në një rrugëtim të brezit të tij të artistëve që nga vitet e ’90-ta të shekullit XX, duke u shprehur:“Vitet 90-ta ishin të tmerrshme nga ardhja e Millosheviqit në pushtet, kur çdo gjë shqiptare pushoi së funksionuari dhe si pasojë e represionit të regjimit të tij të radikalizuar dhe agresiv, u imponua domosdoshmëria e rezistencës, pasi njerëzit u larguan nga objektet publike me dhunë, e që në mënyrë të natyrshme shtoi ‘rezistencën’. Edhe artistët paraqitën rezistencën e tyre në mënyrë artistike, ndonëse nuk ishte hera e parë që ata tentuan që përmes artit të tyre si mjet e vegël, të rezistonin, siç ishte rasti i bacë Adem Demaçit, i cili pikërisht me artin e tij letrar iu kundërvu represionit të kohës.”“Rezistenca pas luftës së vitit 1999, ishte rezistencë ndaj shumë padrejtësive e sfidave, në kohë tranzicioni të gjatë, dhe duke kulmuar me rezistencën e sotme të artistëve bashkëkohorë, si rezistencë ndaj vetes” – e përfundoi kuratori Behluli fjalën e tij.

Ekspozita përfshinte mediume të ndryshme si video, piktura, instalacione, të cilat përçonin jo vetëm aspektin e jashtëm artistik, por një mori kuptimesh që vizitorët mund t’i sendërtonin në përputhje me personalitetin e tyre, traditat kulturore dhe shoqërore që përfaqësonin dhe aspektet profesionale në sfondin e tyre individual.Pas përfundimit të ekspozitës, u organizua një koktell rasti për pjesëmarrësit, e që më vonë, do të vazhdonte ndeja me artistët pjesëmarrës dhe anëtarët e Varg e Vi-së, për të ndarë përshtypjet postekspozitë, pijet e së cilës i gostiti kafebari i njohur urban “Te Papaku”, për të cilën organizata është falënderuese.