Sfidat Bashkëkohore të Teatrove

SFIDAT BASHKËKOHORE TË TEATROVE
Më 3 Maj 2014 (e shtune), ora 19.00, do të kemi rastin që të bashkëbisedojmë rreth temës “Sfidat bashkëkohore të teatrove”, në hapësirën e Qendrës për Art Bashkëkohor “Varg e Vi” (lagjja “Dardania 1”, Rr.1/1, Gjilan). Pjesë e panelit do të jetë: Ruth Widmer dhe Ridvan Murati.Ruth Widmer është drejtoreshë artistike e “Theatre Falle” nga Bazeli i Zvicrës. Wimder aktualisht është presidente e Asociacionit të Pedagogëve të Teatrit në Zvicër “TPS”. Ridvan Murati – aktor i njohur gjilanas, i cili ka vazhduar aktivitetin e tij në fushën teatore edhe në Zvicër. Murati është aktor në “Theatre Falle” të Bazelit.
Koncepti ideor i projektit:
1.Menaxhimi dhe mbijetesa e teatrove në kohën kur po jetojmë, programi i teatrove i cili ndikon në mbajtjen gjallë të këtij arti, meqë interesimi i audiencës dhe shoqërisë do të jete më i lartë. Do të shpalohen sfidat e organizimit teatror sot në botë dhe njohja me dinamikat teatrore në kohën bashkëkohore (Ruth Widmer).
2.Sfidat e një aktori për t’u integruar në një vend të huaj ku shumica e emigrantëve në këto shtete nuk punojnë në profesionet e tyre të vendit origjinë apo amë. Rëndësia e forum teatrit për mbijetesën e teatrit si dhe ndikimin e tij në shoqëri.

Mundësuar nga: Ridvan Murati
Mbështetur nga: Selvete Thaqi
Mbështetja mediale: Radio Star

Selvete Thaqi ,Ruth Widmer and RidvanMurati