Vizita ne Bazel Zvicer – Der Besuch aus Gijlan, Kosovo

Kamera und Schnitt: Miro Widmer

Performansë ndërkombëtare teatrore në mes të tri institucioneve: MedienFalle + TheaterFalle, Teatri Gjilan-it dhe Varg e vi – Center for contemporary art.

Halili, djali nga Kosova, të cilin e luan aktori Ridvan Murati, është në lidhje dashurie me Haidin zvicerane, rol i luajtur nga Sabine Schädler. Familja dhëndërit kosovar udhëton për vizitë te familja e nusës në Zvicër, vizita e të cilëve rezulton me sfidat e tyre, stereotipet apo limitet e njohjes së kulturës zvicerane, vështirësitë fillestare se si të sillen me një familje të huaj, etj., pasi që djali i tyre tashmë u bë urë lidhëse e komunikimit jo vetëm ndërmjet dy familjeve, por ndërmjet dy kulturave të ndryshme.
Në anën tjetër, paragjykimet e familjes zvicerane për familjen kosovare, brengat për pasurinë e çiftit, takimi i familjeve në mes veti, çastet komike që rrjedhin nga mosnjohjet dhe keqkuptimet fillestare, pengesat në komunikimin gjuhësor, e tjerë e tjerë, janë disa pjesë që kanë funksionuar për mrekulli që të ndërtohet një ngjarje atraktive, kreative dhe komike!

Aktorët e tjerë janë: Avni Shkodra, Rolf Brügger, Kushtrim Qerimi, Ursina Gregori, Alban Shahiqi. Noemie Schwank e angazhuar në këtë shfaqje si muzikante, si dhe Kushtrim Zeqiri si artist vizuel.SHFAQET: Nga 28 Gusht , cdo natë deri më 31 Gusht.

Shfaqja fillon në “Restaurant Platanenhof” dhe përfundon 10 minuta larg këtij vendi.
Hyrja 20sfr duke pëfshirë ushiqimin dhe pijet.

Ein junges Liebespaar – sie Schweizerin, er Kosovo-Albaner – plant eine Familienzusammenkunft und öffnet so die Türen für eine kulturübergreifende Begegnung, die einige Überraschungen in sich birgt. «Vizita ne Bazel Zvicer» ist ein humorvoller Brückenschlag zwischen zwei Kulturen, bei dem sich Missverständnisse und Vorurteile bewahrheiten und gleichzeitig vom Tisch gewischt werden.Aufführungen: 28. August bis 31. August jeweils um 19 Uhr
Beginn: Vor dem Restaurant Platanenhof, Klybeckstrasse 241
Die Inszenierung endet 10 Minuten vom Ausgangsort entfernt.
Eintritt: 20 Franken inkl. Verpflegung und Getränk.